Mannchester City kompleton transferin e parë

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Manchester City ka kompletuar transferimin e parë të verës dhe ai është Kabore nga Mechelen

Mbrojtësi 19 vjeçar nga Burkina Faso do të mbetet në klubin e tij edhe për një vit si i huazuar.

Tinejxheri që luan për Mechele, Issa Kabore, është transferimi i parë i skuadrës së Premier Ligë që është zyrtarizuar sot.

“Citizens” pritet të jenë aktiv në tregun e transferëve këtë verë për ta rikthyer titullin në Manchester, pasi që Liverpool është kampion sivjet.

Largimi i veteranit, David Silva ka lënë hapësirë në mesfushën e skuadrës së Pep Guardiolas, kështu që transferi i një mesfushori ofansivë mbetet prioritet, pa harruar këtu edhe mbrojtjen.

“Manchester City ka kompletuar transferimin e Issa Kabore nga Mechelen”, është shkruar në faqen zyrtare të Manchester City të mërkurën. 

Të ngjashme