Marash Kumbulla shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës italiane Roma, Marash Kumbulla është shëruar nga Covid-19, teksa ka njoftuar se në testin e fundit ka rezultuar negativ.

Ishte vet futbollisti shqiptar që e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet rrjetit social “Instagram” dhe tani mund të kthehet për të stërvitur në Trigoria pas kontrollit të kërkuar shëndetësor.

20 vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Evropës, kundër Paula Fonescas.

Të ngjashme