Marku tregon si e gënjyen që në Angli do t’i ketë të gjitha gati: Çdo gjë ishte mashtrim

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Boksieri shqiptar, Florian Marku sot është nderuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.

E gjatë kësaj ceremonie ai ka folur për sfidat që ka kaluar para se të bëhej boksier i njohur.

Marku rrëfeu ngjarjen kur e kishin gënjyer se po të shkonte në Angli, do t’i kishte të gjitha gati.

“Në Angli kam vajtur komplet rastësishtë, kam vajtur nga një promotor që më gënjeu, më premtoi më tha “hajde në Angli, do t’i kesh të gjithë gati, do e kesh shtëpinë të paguar, makinën, trajnerët dhe çdo gjë”, tha ai.

Ai tregoi se ishte nisur për Angli, por me të arritur kishte kuptuar se gjithçka kishte qenë një mashtrim, përcjell Klankosova.tv.

Megjithatë, Marku tregon se përkundër këtij fakti, ai asnjëherë nuk e kishte humbur shpresën.

“Mora nuse, atëherë nuk e kam pasur djalin, u nisëm me nusën për në Angli, kur arrita atje, çdo gjë ishte një mashtrim, as shtëpi, as makinë asgjë, por e kam pasur ëndërr të boksoja në Angli dhe neve nuk  i kemi pasur mundësitë që ne të udhëtojmë lirshëm, prandaj për mua ishte fat që isha në Angli dhe thash s’ka problem, po rrimë, po ia nisim nga fillimi. U thash kam për ta mbushur stadiumin, dua një promotor dhe keni për të parë, asnjëri nuk besonte”, tha tutje ai.

Të ngjashme