Mashtruesit në sport mund të shfrytëzojnë situatën e krijuar nga Coronavirusi

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Agjencisë së Anti-Dopingut të SHBA-së, Travis Tygart ka frikë që disa sportistë do të shfrytëzojnë situatën e krijuar nga pandemia e Coronavirusit, kur numri i testimeve për doping është dukshëm më i vogël.

Tygart ka thënë se përhapja e koronavirusit, që ka lënë të vdekur rreth 24 mijë persona deri më tani, hap “dritare të mundësive” për ata që nuk duan të garojnë pastër.

Agjencia e Anti-Dopingut të SHBA-së (Usada) megjithatë beson se Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të jenë më të pastrat deri më tani, sa i takon dopingut.

”Ka reduktim të testeve për doping, në disa vende nuk mbahen testime të tilla fare në këtë situatë. Unë mendoj se sportistët e pastër do të garojnë pastër dhe nuk do të tentojnë të krijojnë favore nga kjo situatë. Ne brengosemi për ata që nuk duan të garojnë pastër dhe që duan të dalin pa pasoja nga ajo mënyrë e garimit. Për një periudhë kjo mundësi mund të jetë më e madhe. E dimë që është një pjesë që do të mundohet të eksplorojë secilën mundësi. Kjo është brengë dhe duhet të merret seriozisht”, ka thënë Tygart për BBC.

Të ngjashme