Mbi 1100 garues nga vende të ndryshme marrin pjesë në gjysmëmaratonën “Prishtina 2018”

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 10:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ashtu siç është paralajmëruar, në orën 10:00 ka filluar edicioni i 18-të i gjysmëmaratonës “Prishtina 2018”.

Edhe këtë vit, në këtë maratonë marrin pjesë garues nga rajoni dhe nga shumë vende të botës.

Kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, në fillimin e gjysmëmaratonës tha se kjo është e 18-ta me radhë e organizuar që nga viti 2001 për çdo vit.

“Federata e atletikës ka bërë të gjitha përgatitjet, këtë vit ka moton “ për tolerancë dhe paqe” dhe do të ketë çdo vit. Është gjysmëmaratona e 18-të e organizuar me radhë, kemi filluar në vitin 2001 dhe asnjëherë nuk është ndërpre ky organizim. Edhe ky organizim i sotëm do të japë një mesazh që Federata është e aftë të organizojë gara dhe do bëhet gjithnjë e më shumë interesant kur vijnë nga të gjitha trojet garues”, ka thënë ai.

Sipas tij, pjesëmarrës në edicionin e 18-të të kësaj maratone janë mbi 1100 pjesëmarrës nga vende të ndryshme.

“Është garë e të gjithë qytetarëve,  as nuk ka dallim moshe, as gjinie, as etnie. Nuk është vetëm 21 km, edhe për fëmijë janë 2 km edhe shteg për persona me nevoja të veçanta. Janë pjesëmarrës mbi 1100 dhe jemi të kënaqur, nuk është e pajtueshme, duam të kemi edhe më shumë garues”.

Ai tha se ka pjesëmarrës nga shumë shtete të ndryshme, si Moldavia, Bullgaria, Turqia, Shqipëria, etj.

“Kemi edhe nga jashtë pjesëmarrës, nga  Moldavia, Turqia,  Shqipëria. Bullgaria dhe nga shumë shtete që e kanë madhështu këtë garë”, ka shtuar ai.

 

Të ngjashme