Mbrojtësi i Cityt rezulton pozitiv me koronavirus

Prishtinë | 03 Jan 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri, ka njoftuar klubi i Premier Leagues së Anglisë sot.

“Të dy do të qëndrojnë në vetizolim në përputhje me protokollet e Qeverisë së Britanisë dhe Premier Leagues”, ka njoftuar City.

Të premten, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tha se pesë lojtarë të skuadrës së parë janë testuar pozitivë për koronavirusin e ri dhe nuk do të mund të ndihmojnë skuadrën në ndeshjen kundër Chelseat sot.

Klubi javënm e kaluar njoftoi se sulmuesi Gabriel Jesus dhe mbrojtësi Kyle Walker, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Rritja e numrit të infeksionit në mesin e lojtarëve të Cityt detyroi klubin që të bëjë kërkesë për të shtyrë ndeshjen me Evertonin që ishte paraparë të luhej të hënën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme