Mediat franceze publikojnë “formulën” për të mposhtur Argjentinën

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 17:28 | Nga

Franca dhe Argjentina do të përballen ditën e nesërme në “Kazan Arena” në Rusi për “jetë a vdekje” pasi në këtë fazë ku kanë hyrë nuk lejohen gabimet, dhe ai që humbet eleminohet nga Botërori.

Tashmë në Francë kanë filluar edhe nxitjet e para të ekipit të tyre, madje përveçmas tifozëve një mbështetje të madhe po jep edhe media, ku së fundmi kanë publikuar edhe “formulën” për të mundur Argjentinën.

Gazeta franceze “L’Équipe” jep të dhëna se çfarë duhet të jetë taktika e ekipit francez kundër Argjentinës, për të kërkuar vendin e tyre në çerekfinale: “Misioni i ‘Les Bleus’ është i qartë. Nëse duan të kualifikohen për finalen, ata duhet ta neutralizojnë Lionel Messin, pasurinë kryesore të Argjentinës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme