Messi dhe Dembele marrin pjesë në stërvitje, mund të luajnë kundër Interit

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele kanë arritur që ta kompletojnë seancën stërvitore të të hënës, së bashku me lojtarët tjerë të Barcelonës.

Kjo lë të kuptohet se dy lojtarët mund të jenë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde për ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Interit.

Njësoj sikurse edhe i lënduari tjetër, Ansu Fati, futbollistët e fazës ofensive nuk luajtën në fitoren prej 2-0 kundër Getafes.

Katalunasit do të zhvillojnë edhe një seancë tjetër stërvitore të martën, ashtu që trajneri në bashkëpunim me stafin mjekësor, do të vendosë nëse ata janë të gatshëm të luajnë kundër Nerazzurrëve.

Ndryshe, në stërvitjen e të hënës janë përfshirë edhe disa lojtarë të ekipit B, si Inaki Pena, Guillem Jaime, Chumi, Oscar Mingueza, Ferran Sarsanedas dhe Carles Perez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme