Messi fiton “Këpucën e Artë” për të katërtën herë

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 09:27 | Nga

Me 37 gola, Lionel Messi ka fituar Këpucën e Artë në ligat e mëdha evropiane të futbollit për sezonin 2016/2017.

Argjentinasi e fitoi këtë çmim për herë të katër, duke e barazuar Cristiano Ronaldon.

Leo më herë këtë çmim e ka fituar në vitet 2010, 2012 dhe 2013.

Më poshtë keni tabelën e dhjetë golashënuesve më të mirë këtë sezon:

1. Lionel Messi, Barcelona, 74 pikë

2. Bas Dost, Sporting Lisbon, 68

3. Pierre-Emerick Aubameyang, Borussia Dortmund, 62

4. Robert Lewandowski, Bayern Munich, 60

5. Harry Kane, Tottenham Hotspur, 58

6. Edin Dzeko, AS Roma, 58

7. Luis Suarez, Barcelona, 58

8. Dries Mertens, Napoli, 56

9. Edinson Cavani, Paris Saint-Germain, 52.5

10. Andrea Belotti, Torino, 52.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme