Messi “lëshon” Barcelonën

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 13:12 | Nga

Newell’s Old Boys planifikon transferimin e Lionel Messit nga Barcelona më 2018.

Messi e filloi karrierën te skuadra argjentinase para transferimit te akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.

Sulmuesi nga ajo kohë ka fituar katër “Topa të Artë”, dhe është shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë në histori.

Kurse, nënkryetari i Newell’s, Cristian D’Amico shpreson ta sheh rikthimin e Messit në “Estadio Marcelo Bielsa”.

“Jam i bindur, si shumë të tjerë se mund ta shkruajmë historinë si klub nëse transferojmë futbollistin më të mirë në botë në fanellën e Newell’s”, deklaroi ai.

“Mendoj se do ta kemi kënaqësinë ta shohim Messin duke e veshur fanellën e ekipit tonë”, theksoi D’Amico.

“Imagjinojeni një ndeshje me Messin në Coloso, me mediat e botës. Sponsorët që mund të vijnë, që mund ta bëjë dallimin në aspektin ekonomik, përveç vlerave të tjera, dhe mund ta bëjë dallimin e madh për t’i shlyer borxhet”, u shpreh ai.

Messi ka kontratë me Barcelonën deri më 2018.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme