Messi në vend të dënimit me burg paguan gjobën

Prishtinë | 08 Kor 2017 | 18:15 | Nga

Ylli i futbollit Lionel Messi në vend të dënimit me burg prej 21 muajsh, duhet që gjykatës spanjolle t’i paguaj 252 mijë euro.

Kështu, futbollisiti i Barcelonës për çdo ditë të dënimit me burg do të paguajë 400 euro, njofton gjykata.

Lionel Messi së bashku me babain e tij Jorge është shpallur fajtor për evazion fiskal pasi nuk i pagoi Spanjës taksa prej 4.1 milionë euro në periudhën 2007-2009.

Dënimi me burg i babait të tij në periudhën prej 15 muajsh është zëvendësuar me gjobë prej 180.000 euro.

Përveç kushteve sipas të cilave do të pezullohen dënimet, lojtari i përfaqësueses së Argjentinës dhe një nga lojtarët më të mirë është gjobitur edhe me rreth dy milionë euro, kurse babai i tij me 1.5 milionë euro.

Që të dy në gusht të vitit 2013 vullnetarisht kanë zbatuar “pagesa korrigjuese” prej pesë milionë eurosh, që paraqet një shumë të barabartë me tatimin e papaguar, plus interesin.

Muajin e kaluar, Gjykata e Lartë e Spanjës ka refuzuar ankesën e Messit ndaj vendimit. Por, as që pritej që Messi të vuaj dënimin me burg, për shkak se, sipas ligjit spanjoll, dënimi pej dy vitesh mund të kompensohet financiarisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme