“Messi s’do të rikthehet në Argjentinë”

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Kushëriri i yllit argjentinas nuk beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të rikthehet në Newell’s Old Boys për shkaqe sigurie

Lionel Messi nuk do të rikthehet për të luajtur në klubin Newell’s Old Boys.

Për këtë është i bindur kushëriri i tij, Maxi Biancucchi.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kishte nisur karrierën në klubin argjentinas dhe nuk e kishte fshehur dëshirën për t’u rikthyer një ditë aty.

Por, duket e tash gjërat kanë ndryshuar.

“Nëse nuk do të bëhej fjalë për pasigurinë, nuk kam dyshim se ai do të luante në Argjentinë. Ai do ta pëlqente një rikthim në atdhe”, deklaroi Biancuchi për “Ataque Futbolero via Ole”.

“Është ëndërr e imja ta shoh Leon duke luajtur për Newell’s, por këtë e shoh si të komplikuar. Është e vështirë. Imagjinojeni Messin duke luajtur në “Classico”, fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Qyteti është një ferr i vërtetë”, përfundoi kushëriri i Messit, transmeton lajminet.

Legjenda argjentinase ishte transferuar me familje në Spanjë kur ishte fëmijë dhe ka fituar gjithçka me Barcelonën, duke u bërë njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Të ngjashme