Milan mposhtet edhe nga Torino

TURIN, ITALY - AUGUST 28: Andrea Belotti of FC Torino celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between FC Torino and Bologna FC at Stadio Olimpico di Torino on August 28, 2016 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
Prishtinë | 27 Sht 2019 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Skuadra italiane, AC Milan, ka humbur mbrëmë ndaj Torinos me rezultat 1:2.

Golin e parë të kësaj ndeshje e ka realizuar sulmuesi polak, Krzysztof Piatek, nga penalltia në minutën e 18-të.

Pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat duke iu dhënë shpresë tifozëve të Milanit për një fitore.

Mirëpo në pjesën e dytë të takimit, futbollistët e Torinos arritën ta përmbysin rezultatin duke shënuar dy gola.

Të dy golat i realizoi sulmuesi Andrea Belotti. Golin e barazimit e ka shënuar në minutën e 72-të dhe vetëm pas katër minutave lojë, ai ka realizuar edhe golin e epërsisë.

Të ngjashme