Milani 22 mln euro për talentin e Ajaxit (Foto)

Prishtinë | 02 Nën 2016 | 12:32 | Nga

Milan është i gatshëm të transferojë një talent të madh.

Riechedley Bazoer, mesfushori i talentuar i Ajax Amsterdamit mund të jetë përforcim i ri i Milanit.

Edhe pse ka kontratë me klubin holandez deri më 2020, ai spekulohet me largim nga Ajax.

Dhe, vëllai i tij që është edhe menaxher, ka konfirmuar kontaktet me “Rossonerët”.

“Kam zhvilluar biseda të ndryshme telefonike me drejtuesit e Milanit”, deklaroi ai për “De Telegraafdal”.

Ajax Amsterdam kërkon 22 milionë euro për shitjen e Bazoer.
bazoer

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme