Milani pranë akordit me Veratin e ri dhe yllin e Belgjikës

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Milani kërkon të përforcohet në merkaton e janarit, teksa mesfusha ka qenë reparti ku kuqezinjtë kanë hasur më së shumti problem.

Torino FC v AC Milan - Serie A

Si rrjedhojë, drejtuesit kuqezi kanë projektuar edhe 2 lëvizjë që do të plotësojnë repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për futbollistin e Sasuolos, Stefano Sensi dhe belgun Karasko.

Stefano-Sensi

Sensi është 23-vjeç dhe krahasohet me italianin Verrati. Ai mund të luajë si organizator dhe si mesfushor anësor ofensiv, në të dy krahët. Palet pritet të nisin bisedimet, teksa mesfushori mund të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerje te kuqezinjtë.

Karasko

Në listën e dëshirave të Milanit është edhe belgu Karasko, i cili është pjesë e Dalian Yifang në kampionatin kinez. 25-vjeçari kërkon të rikthehet në Europë dhe i ka “shkelur syrin” kuqezinjve. Milani kërkon huazim me të drejtë blerjeje, por këtu problemi qëndron te paga e anësorit të majtë ofensiv. /PanoramaSport

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme