Milik pritet të largohet nga Napoli në verë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij stinori, është bërë e ditur nga “La Gazzetta dello Sport” të dielën, transmeton Koha.net.

Bisedimet për kontratë të re me Napolin kanë stagnuar dhe Milik do të kërkojë klub të ri.

Kontrata e Milikut me Napolin skadon në verën e vitit 2021 dhe krerët e klubit italian nuk duan të rrezikojnë që Milik të largohet pa dëmshpërblim verën e ardhshme.

Napoli ka gjetur zëvendësuesin e Milikut tashmë. Në janar e transferoi Andrea Petagnan nga SPAL-i, por e ka lënë atë huazim te SPAL deri në qershor.

Milik iu bashkua Napolit nga Ajaxi në verën e vitit 2016 për 32 milionë euro. Te Napoli pësoi dy lëndime serioze të gjurit. Këtë stinor, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat. 

Tottenhami e Arsenali janë klubet që po luftojnë për transferimin e tij. 

Të ngjashme