Mina do të transferohet në Serie A

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Qendërmbrojtësi kolumbian Yerry Mina pritet që karrierën ta vazhdojë në Serie A. Skuadrat si Interi dhe Fiorentina po insistojnë në transferimin e tij në fund të këtij edicioni pasi Evertoni ka vendosur ta nxjerrë në shitje gjatë verës.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti nuk po llogarit në kolumbianin Mina pasi në fund të këtij edicioni po synon transferimin e Kalidou Koulibaluyt. Mina ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2023 dhe ekipi anglez po kërkon rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë.

Mina iu bashkua Evertonit nga Barcelona në vitin 2018 për 30 milionë euro kurse me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë sezon, Mina ka 23 paraqitje dhe tre gola të shënuar në të gjitha garat.

Të ngjashme