Mino Raiola: Dua t’ia sjell Real Madridit një lojtar të shkëlqyer

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Super agjenti italian, Mino Raiola e ka pranuar se dëshiron të punojë më afër me klubin e madh spanjoll, Real Madridin.

Raiola aktualisht ka huazuar portierin e PSG-së, Alphonso Areola te Reali, por ka ambicie më të mëdha për marrëdhëniet me klubin mbretëror.

Ai ka thënë se dëshiron që t’ia sjell një lojtarë të shkëlqyer klubit të Florentino Perezit.

“Marrëdhëniet e mia me Real Madridin janë shumë të mira”, ka thënë fillimisht Raiola për gazetën Marca.

“Unë jam në kontakt me Jose Angel Sanchez (drejtor menaxhues) dhe më pëlqen të bisedoj me të për futbollin ose për FIFA-n sepse mendimi i tij më intereson”.

“Kam shpresa të mëdha që një ditë mund të sjell një futbollist të shkëlqyer në Real Madrid”.

“Sot kam Areolan, por është një operacion disi i dështuar sepse është një huazim”.

“Dua të sjell një futbollist dhe do ta provoj këtë verë. Dua të jetë një burim krenarie për mua dhe futbollistët e mi sepse Real Madridi është një klub i madh”, përfundoi agjenti kontrovers.

Ndryshe, Raiola ka nën menaxhim emra të njohur si Paul Pobga, Erling Haaland dhe Gianlugi Donnaruma. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme