Mkhitaryan arrin në Romë, gati për ta kompletuar transferimin

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Henkrikh Mkhitaryan është pranë zyrtarizimit si lojtari më i ri i Romës në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Anësori armen ka zbarkuar në kryeqytetin italian ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, për të pasuar më pas me nënshkrimin e kontratës.

Mkhitaryan do të huazohet për një sezon në Serie A, përcjell lajmi.net.

Mkhitaryan ka mbetur jashtë formacionit së ‘Topçinjëve’ pas ardhjes së Nicolas Pepe dhe Dani Ceballos në ‘Emirates’, pavarësisht se në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenham hyri si zëvendësues.

Mkhitaryan ka luftuar për qëndrueshmëri që nga momenti i bashkimit me Arsenalin në janar 2018 si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit që pa Alexis Sanchez të bashkohej me Manchester United.

Në total, Mkhitaryan ka bërë 59 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar nëntë gola dhe duke realizuar 13 asistime. 

Të ngjashme