Mourinho donte të bëhej trajner i Bayern Munich, por u refuzua – thotë Rummenigge

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho kishte kërkuar të bëhej trajner i Bayern Munich, por ishte refuzuar, ka zbuluar Karl-Heinz Rummenigge ish-shefi i gjigantit gjerman.

Mourinho ka fituar gjithçka në gjithë Evropë, me klubet si Inter, Real Madrid dhe Chelsea, por ende nuk ka përvojë në Bundesligë.

Por nuk është që s’e ka provuar ai, sipas Rummenigges, i cili zbuloi për RAI Sport se portugezi kishte shprehur gatishmëri për ta marrë drejtimin e Bayernit.

“Para disa vitesh, Mourinho deshi të vinte në Gjermani për të punuar në Bayern, por ne ndiem se ai nuk ishte njeriu i duhur për klubin”, zbuloi Rummenigge.

“Personalisht, ai më ka lënë përshtypje mua gjithmonë. Shpresoj se ai do të ketë sukses në Romë, sepse ai duhet të fitojë çdo ditë”, shtoi ai.

Rummenigge nuk zbuloi kur saktësisht Mourinho ia kishte ofruar shërbimet e veta klubit gjerman.

Të ngjashme