Mourinho e do Joviçin në Tottenham

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho është i interesuar për ta transferuar në Tottenham sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Star”, përcjell Gazeta Express.

Trajneri portugez thuhet se tashmë i ka nisur bisedimet me “Los Blancos” për 22 vjeçarin.

“Special One” synon ta zëvendësojë Harry Kanen me Jovicin, i cili nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”.

Jovic e ka realizuar vetëm një gol në 18 ndeshje me Realin këtë sezon.

“Los Blancos” e kishin blerë futbollistin nga Eintracht Frankfurti verën e kaluar për mbi 55 milionë euro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme