Mourinho e do Underin në Londër

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Ylli i ri i Romës pëlqehet tej mase nga trajneri Jose Mourinho, i cili e do atë tek nënkampioni evropian për sezonin e ardhshëm

Cengiz Under është bërë objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Paraqitjet pozitive me Romën kanë bërë që klubet e mëdha ta lakmojnë përfaqësuesin turk.

Klubi i fundit i interesuar për sulmuesin e krahut është Tottenhami.

Trajneri Jose Mourinho e ka bërë 22 vjeçarin objektiv të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm.

Under ka pasur probleme të kohëpaskohshme me lëndime këtë edicion, por kualitetet e tij janë të padiskutueshme.

Gjatë janarit flitej për një shkëmbim të Underit me Suson në mes të Romës dhe Milanit, por në fund nuk u konkretizua ky shkëmbim.

Sidoqoftë, gjatë verës që vjen përfaqësuesi turk pritet të largohet nga kryeqyteti italian.

Mbi të gjitha, nëse Roma nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme