Mourinho: Ronaldo është fenomen, duhet studim për të

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e Juventusit dhe bashkëvendësin e tij, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo së fundmi u bë golashënuesi më i madh në historinë e kualifikimeve në kampionate evropiane me katër golat e tij për Portugalinë ndaj Lituanisë, ndërsa ai punoi nën urdhrat e Mourinhos te Real Madridi midis viteve 2010 dhe 2013.

“Ajo që po bën nuk më befason”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Në moshën 34 vjeç ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, i cili luan për një skuadër të madhe, me ambicie të mëdha”.

“Nuk më befason sepse, në aspektin gjenetik, atij duhet t’i bëhet një studim rasti dhe kjo vlen edhe për mentalitetin e tij”.

“Cristiano është një fenomen, ai është dikush që mendon vetëm për të fituar dhe për të bërë edhe më mirë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo që po bën nuk më befason. Mendoj se kur Cristiano është 50 vjeç, FIFA do ta ftojë atë në një ndeshje legjendash dhe ai do të shënojë”.

Të ngjashme