Mrekullia e quajtur Dudelange

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 10:00 | Nga

Viti 1995 ishte i madh për futbollin e Luksemburgut. Skuadra Avenir Beggen shokoi Evropën duke e mposhtur Orebron pas dy ndeshjeve në rrethin kualifikues të Kupës UEFA.

Në të vërtetë përballjen me Orebron e kishte humbur në saje të rregullit të golit të mysafirit, por shkoi tutje pasi Orebro kishte aktivizuar një lojtar pa të drejtë loje dhe pësoi 3:0 në tavolinë, transmeton Koha Ditore.

Avenir arriti në rrethin e parë të Kupës së UEFA-s, por u shkatërrua pas dy ndeshjeve në atë rreth nga Lensi francez me rezultat të përgjithshëm 13:0.

Njëzetetre vjet më pas, një skuadër tjetër nga Luksemburgu është kthyer në arenën e madhe. F91 Dudelange ka arritur të bëjë befasi të madhe duke siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, ndërsa rrugës eliminoi skuadra si Legia e Varshavës e CFR Cluj.

Dudelange, si kapak, ka qëlluar në një grup mjaft të vështirë. Në shortin për Ligën e Evropës të hedhur të enjten është caktuar në Grupin F me Olympiacosin, Milanin dhe Real Betisin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme