Mustafi thotë se Emery është çelësi i formës së mirë të Arsenalit

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, beson se trajneri Unay Emery ka gjetur balancën mes lirisë dhe disiplinës që ia ka mundësuar Arsenalit për të gjetur formën e mirë.

“Topçinjtë” luajnë të enjten në Ligën e Evropës ndaj Sportingut, ndërsa hyjnë në lojë pas një serie prej 14 ndeshjeve pa humbje.

“Për mua personalisht, më e mira është se ai është dikush që e di se çka do nga secili lojtar”, ka thënë Mustafi kur është pyetur nga gazetarët për atë se çka ka shtuar Emery që nga largimi i Arsene Wengerit.

“Ai ju thotë saktësisht atë që do nga ju, por ju jep lirinë të shprehni talentin tuaj. Kur nuk e keni topin, ai ju thotë ku duhet të qëndroni dhe si ta fitoni, e kur e keni ju jep opsione si ta përdorni. Ju mund të vendosni opsionin që doni”, ka shtuar Mustafi. “Për mua është përzierje e mirë mes lirisë dhe disiplinës dhe krijimit të një planit për gjithë skuadrën. E kemi parë kundër Liverpoolit. Ishte ndeshja e parë ku mendoj se dolëm dhe nga minuta e parë ishim gjithandej deri në fund”.

Arsenali është i pesti në Premier Ligë me 23 pikë, gjashtë më pak se Manchester City që prin në tabelë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme