Napoli insiston në transferimin e Immobiles

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Napoli është duke insistuar në transferimin e sulmuesit italian të Lazios, Ciro Immobile, bën të ditur “Calciomercato” të martën, transmeton Koha.net.

Një numër i klubeve po interesohen për sulmuesin 30-vjeçar, por raportohet se Napoli po e udhëheq garën për transferimin e Immobiles.

Immobile i ka shënuar 27 gola dhe asistuar shtatë tjerë në 26 ndeshje në Serie A për Lazion në stinorin 2019-20. Në total këtë stinor në 33 ndeshje në të gjitha garat ai i ka realizuar 30 gola dhe asistuar shtatë tjerë.

Kontrata e tij me Lazion skadon në qershor të vitit 2023.

Të ngjashme