Neymar ngacmon Coutinhon

Prishtinë | 09 Jan 2018 | 11:48 | Nga

Neymar Junior nuk ngurroi të uronte shokun e tij të skuadrës në Kombëtaren e Brazilit, Philippe Coutinho, për transferimin te Barcelona. Sulmuesi i PSG-së postoi në rrjetet sociale një foto për të përgëzuar lojtarin e ri “blaugrana”, i cili u prezantua këtë të hënë në “Camp Nou”.

“Jam shumë i lumtur për ty, vëlla. Dëshiroj për ty më të të mirat e kësaj bote. Jam i sigurt që do të jesh shumë i lumtur,” – shkruante Neymar, që nuk e humbi mundësinë për të ngacmuar bashkombasin e tij me një batutë:

“Dhe pyes veten… a është në modë ky model flokësh?”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme