Nis derbi mes Dritës dhe Prishtinës

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur derbi mes Dritës dhe Prishtinës, i cili pritet të ketë ndikim për në garën e nxehtë për titull këtë sezon në Ipko Superligë.

Para fillimit të takimit, lojtarët e të dy ekipeve e nderuan Komandantin legjendar Adem Jashari, në22-vjetorin e rënies së tij.

Drita e pret Prishtinën në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, e vetëdijshme se një tjetër lëshim ndaj një tjetër pretendenti për titull do t’ia zbehte dukshëm shpresat për titull këtë sezon në ligën elitare kosovare, raporton Gazeta Express.

Skuadra gjilanase vjen nga humbja kundër liderit, Ballkanit, në ndeshjen e fundit, prandaj një humbje tjetër ndaj Prishtinës, e cila është kundërshtare tjetër e saj në garë për titull, do të nënkuptonte hap i madh prapa.

Edhe Prishtina, e cila megjithatë vjen nga një fitore ndaj Ferizajt në javën e fundit, nuk guxon të bëjë çfarëdo lëshimi, duke ditur se do të mundë të ngelte edhe më prapa në garë për titull.

Prishtina dhe Drita ndajnë pozitat 3 dhe 4 me nga 41 dhe 40 pikë përkatësisht, ndërkohë që lideri Ballkani prin me 44 pikë.

Në mes tyre qëndron, Gjilani, një skuadër tjetër që po bën mirë këtë sezon dhe është në luftë për titull, me 41 pikë, po ashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme