Notat e lojtarëve, Danimarka 1-2 Belgjika: De Bryne ndryshoi rrjedhën e takimit

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Belgjika ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë në grupin B.

Fillimisht shënuan danezët me Youssuf Poulsen në minutën e 2-të, por në pjesën e dytë belgët u kthyen.

Thorgan Hazard dhe Kevin de Bruyne shënuan golat për t’i dhënë fitoren Belgjikës.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë De Bruyne që u inkuadrua në pjesën e dytë dhe e ndryshoi lojën. Ai u vlerësua me notën 8.9.

Jason Denayer ishte më i dobëti në fushë me notën 6.1.

Të ngjashme