Operohet me sukses ylli i futbollit kosovar dhe Ballkanit Arbër Hoxha

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Ylli i futbollit kosovar, Arbëri Hoxha, është operuar ditën e sotme.

Drejtori sportiv i skuadrës së Ballkanit, Avni Bytyqi, ka njoftuar për Zeri.info se operimi ka shkuar për mrekulli.

“Arbër Hoxha është operuar te mjeku i njohur Qerim Kida. Operimi për fat të mirë ka shkuar shumë mirë. Tashmë presim që edhe faza e rehabilitimit të shkojë mirë”, ka thënë Avni Bytyqi për Zeri.info.

21-vjeçari Hoxha u lëndua në ligamentet e gjurit të majtë të shtunën, një ditë para ndeshjes me Trepçën ’89.

Ai pritet t’i mungojë skuadrës së Ballkanit së paku gjashtë muaj.

Hoxha para lëndimit po kalonte në formë jetësore.

Sulmuesi kosovar konsiderohet një ndër lojtarët më cilësor që aktivizohet në futbollin e Kosovës.

Të ngjashme