Orari i javës së tetë në Superligë, dy ndeshje të hënën

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 09:08 | Nga

Java e tetë e elitës së futbollit kosovar do të startoj ditën e diel me katër ndeshje në program.

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në stadiumin e qytetit të Podujevës ‘Zahir Pajaziti’.

Rivalët rajonal, Llapi dhe Prishtina do të ndeshen mes vete në një ndeshje që vlen për pozitën e parë në tabelë.

Interesant pritet të jetë edhe në Gjakovë, ku Vëllaznimi i Ismet Munishit do t’i bëjë konak kampionit aktual të Kosovës, Trepçës ’89.

Vllaznia e Pozhoranit do të luaj në Gjilan, në një ndeshje ku kërkon fitoren e dytë këtë edicion pasi është nikoqire e Lirisë.

Ndërsa ndeshja e katërt të dielën do të jetë ajo mes Besës dhe Lirisë.

Dy ndeshjet e ditës së hënë do të zhvillohen në Gjilan dhe Drenas.

Ish-kampionët e Kosovës, Feronikeli do ta mirëpres Dritën ndërsa Gjilani do të ndeshet me Flamurtarin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme