Pagë të trefishuar për ta bindur të transferohet, Unitedi merr përgjigje pozitive nga Grealish

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Jack Grealish është dëshira e madhe e Manchester Unitedit për afatin kalimtar veror.

Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier me gola e asistime të shumta.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat.

The Sun ka raportuar se Djajtë e Kuq kanë marrë përgjigje pozitive nga lojtari.

United i ka ofruar trefishin e pagës që merr Grealish te Aston Villa për ta bindur atë.

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë i ka ofruar 150 mijë funte pagë javore dhe kjo ka bërë që Grealish të pranoj transferimin në Old Traford.

Tani Djajtë e Kuq duhet ta bindin Aston Villan ta lë të lirë lojtarin, me skuadrën angleze që dëshiron të fitojë mbi 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme