Pajazit Hoti fiton minimaratonën e vrapimit në “Hardhfest”

Prishtinë | 17 Gus 2019 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Fitues i minimaratonës së vrapimit në kuadër të festivalit “Hardhfest” është Pajazit Hoti. Ndërsa vendi i dytë i takon Betim Sharkut dhe ai i treti Bledi Morinës.

Minimaratona e vrapimit është si fushatë senzibilizuese për fëmijët me fibroz cistike. Për këtë ngjarje numrat janë blerë nga dhjetëra persona, ndërkaq në garë kanë marrë pjesë rreth 20 garues.

Sipas organizatoreve nga ky organizim janë mbledhur mbi 1000€, mirëpo shifrat zyrtare dalin me raport pas përfundimit të festivalit.

Të ngjashme