Pamje nga arritja e ekipit olimpik të xhudos në Tokio të Japonisë

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pamje nga arritja e ekipit olimpik të xhudos në aeroportin Heneda të Tokios. Ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.

Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Qendrën Laboratorike Olive në Prishtinë.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.

Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio.

Të ngjashme