Paraqitje mbresëlënëse ndaj Hungarisë, Gjimshiti në formacionin e javës në Evropë

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitoren më të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kuqezinjtë e mposhtën Hungarinë me rezultat të ngushtë 1-0, falë një goli në fund të ndeshjes nga Armando Broja.

Por në fazën defensive, ka shkëlqyer mbrojtësi gjigant Berat Gjimshiti.

Anëtari i klubit italian Atalanta ishte i pakalueshëm ndaj Hungarisë dhe paraqitja e tij është vlerësuar lartë.

Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve e ka futur në formacionin më të mirë të javës mbrojtësin shqiptar.

Në portë është portieri zviceran Yann Sommer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe dyshja Bajarnason e Milenkovic.

Gareth Bale, Hakan Calhanoglu, Leon Goretzka e Filip Kostic janë në mesfushë.

Ndërkohë treshja ofensive përbëhet nga Buksa i Polonisë, Memphis Depay e Jesse Lingard.

Të ngjashme