Pas anulimit të ndeshjes se Prishtinës, reagon Shpend Ahmeti

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Përfundimisht ndeshja mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Lincolni dhe FC Prishtina është paraparë të luajnë sot në kuadër të rundit preliminar në Ligën e Evropës, raporton “Zeri.info”.

Këtë situatë e ka komentuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Ahmeti ka shkruar se Komuna e Prishtinës do të ofrojë testime serologjike për klubin prishtinas.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

“Si munden krejt lojtarët e FC Prishtina me dal negativ në IKSHP, dhe tetë me rezultu pozitiv në Gjibraltar.  Si Komunë ofrojmë që të testojmë klubin me teste serologjike.  Këtë e kemi ofruar edhe para shkuarjes por PCR është kërkuar me protokol”.

Të ngjashme