Pas Interit, edhe tri klube në garë për Dybalan

Prishtinë | 17 Jan 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Juventus dhe Paulo Dybala duket se janë gjithmonë dhe më larg nga ai rinovim që vetëm dy javë më parë dukej çështje e mbyllur.

Deklaratat e fundit nga ana e drejtuesve të klubit dhe kryesisht lojtarit lënë të kuptohet se marrëdhënia është prishur.

Kundër Udineses, Joya ka shënuar dhe ka lëshuar një thumbim të qartë për drejtuesit në momentin e festimit, por edhe në deklaratat pas ndeshjes.

Për këtë arsye janë të shumta skuadrat që po marrin informacione për sulmuesin.

Pasi është folur për Inter-in, gjithmonë afër Dybala falë Marottas, janë edhe tre skuadra të tjera pretendente për argjentinasin.

Bëhet fjalë për Barcelonën, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin.

Kontrata e tanishme e Dybalas me Juven skadon më 30 qershor dhe nëse nuk do të arrihet marrëveshja për rinovimin, ai mund të largohet falas në verë.

Të ngjashme