Patriot Behrami mbetet pa medalje në Minsk

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Boksieri nga Kosova, Patriot Behrami, mbetet pa medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Patrioti nuk ka arritur të kaloj pengesën e quajtur Lorenzo Sotomayor.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mire të kundërshtarit.

19 vjeçari tregoi se është shpresë e madhe për boksin kosovar.

Ai arriti të hyjë në mesin e tetë boksierëve më të mire në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Në ndërkohë Lorenzo Sotomayor, ishte nënkampion në lojërat olimpike “Rio 2016” dhe kampion aktual i Lojërave Evropiane “Baku 2015”.

Të ngjashme