Peja e sfidon liderin

Prishtinë | 18 Mar 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Ponte Prizreni do ta kërkojë fitoren e radhës në duel me Verdhezinjtë, në derbin e mesjavës, që do të luhet sot.

FIVE STAR Superliga e basketbollit vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-t këtë mesjavë.

Lideri Ponte Prizreni do të sfidohet sot nga Peja në palestrën e sporteve “Karagaçi”.

Prizrenasit synojnë fitore për ta ruajtur lidershipin në tabelë.

Në anën tjetër, “Verdhezinjtë” kanë nevojë për fitore për ta ruajtur pozitën e katërt.

Golden Eagle Ylli shihet si favorit ndaj Trepçës, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, që do të luhet sot.

Therandasit me një fitore eventuale do t’i bënin presion liderit Ponte.

Nga ana tjetër, mitrovicasit do të mundohen ta bëjnë të pamundurën në palestrën “13 Qershori”.

Dje, Rahoveci e mposhti Sigal Prishtinën, kurse Bashkimi ishte më i mirë se Vëllaznimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme