Përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, mbështesin kryetarin Agim Ademin

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Rreth situatës së krijuar në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, kanë reaguar edhe fuqishëm edhe përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjermani.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë bërë të ditur se qëndrojnë fuqishëm prapa strukturave të tanishme udhëheqëse të FFK-së.

“Ne përfaqësuesit e FFK-së për Gjermani, tani e njëzet vjet e kemi pranuar misionin me vullnetin, dëshirën dhe sakrificën për tё mirën e vendit. Gjatё gjithё kёsaj kohe, përveç angazhimit që për opinion ёshtё i ditur, kemi arritur qëllimin që DFB të futet nё funksion pёr tё mirën e FFK-së. Misioni ynё ka qenë përkrahja e FFK-së.

Janё krijuar edhe nё tё kaluarёn situata tendencioze nga individё apo grupe tё caktuara tё interesit, por ne kemi vazhduar t’i përkrahim organet legjitime dhe zhvillimet

Ne, së bashku me DFB-nё, u japim përkrahje të fuqishme organeve legjitime të FFK-së, Komitetit ekzekutiv, Presidentit Agim Ademi dhe Sekretarit Gjeneral Eroll Salihu. Përkrahja jonë mbështetet nё punën e tyre tё shkëlqyeshme tё këtyre strukturave”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesve të FFK-së në Gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme