Përfaqësuesja e Kosovës, stërvitje para ndeshjes kualifikuese me Suedinë

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 13:11 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar seancën stërvitore para ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022, raporton Ekonomia Online.

Stërvitja është mbajtur në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali.

Përfaqësuesja do të zhvillojë ndeshje të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Suedisë.

Mbrëmë, “Dardanët” mposhtë Lituaninë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen miqësore, me rezultat të thellë 4:0.

Realizatorë ishin Arbër Zeneli, i cili shënoi dy herë, Vedat Muriqi dhe Besar Halimi me nga një gol.

Kjo ndeshje e mirë vjen pas një serie pa fitore të Kosovës. Sidomos është inkurajues kthimi në formë i Zenelit.

Zeneli mungoi në këtë stërvitje, së bashku dhe me lojtarë e tjerë kryesorë: Valon Berisha, Vedat Muriqi e Milot Rashica.

Pas stërvitjes nuk u prononcua askush për medie, por besohet se lojtarët kryesore janë lënë të pushojnë, pas ndeshjes së mbrëmshme, ku këta ishin bartës të lojës.

Të ngjashme