Ndeshja klasike midis skuadrës së Tigres dhe Monterreit është shoqëruar me pamje vërtetë tmerruese.
Ndeshja e 117-të midis tyre nuk rezultoi ajo që duhej të ishte, por doli nga panorama e të qenurit vetëm një ndeshje futbolli.
Tifozët e të dyja skuadrave filluan përleshje të forta të cilat çuan deri në rrezikshmëri jete.
Sipas mediave vendase mësohet se një tifoz i Tigres është në gjendje të rëndë për jetën. Ashtu siç duket dhe nga pamjet e mëposhtme ai është qëlluar me gurë dhe mjete të forta e më pas është lënë i shtrirë në tokë.
Disgusting. A Tigres fan was attacked before the #ClasicoRegio between Tigres and Monterrey. He was left in critical condition with some reports saying he has passed away at the hospital.
No one should have to lose their life over futbol pic.twitter.com/hvR1bOFeuX
— Juan Velazquez (@JuanDirection58) September 24, 2018