Pioli i lumtur me kualifikimin e Milan në Champions League

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 09:18 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, është shprehur i lumtur me fitoren dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ai tha se “Ne e meritonim atë dhe e provuam deri në minutën e fundit, kjo skuadër ka qenë në krye për të gjithë kampionatin, kështu që ishte e drejtë. Unë jam vërtetë i emocionuar dhe i lumtur”.

Ai po ashtu falënderoi klubin, stafin dhe lojtarët që dhanë gjithçka nga ana e tyre.

Pioli pati një falënderim të veçantë, për njeriun e ndeshjes Franck Kessie, që ishte më i miri jo vetëm gjatë kësaj ndeshje, por gjatë gjithë sezonit, raporton Sportmediaset, njofton KlanKosova.

“Unë jam shumë krenar për rritjen e grupit, ky është një ekip shumë i ri që luajti gati gjysmën e kampionatit pa Zlatan Ibrahimovic. Unë do të doja të shihja ekipet e tjera pa lojtarin e tyre kryesor për të gjitha ato ndeshje”.

Ai pati edhe një falënderim të veçantë për gruan e tij ka tha se “sot është përvjetori ynë, unë i uroj gruas time 34 vjet martesë. E festoj në mënyrën më të mirë të mundshme ”, përfundoi trajneri i Rossonerëve i ngazëllyer dhe i lumtur.

Ndeshja kundër Atalantas ishte fitorja e 16-të në ndeshjet në udhëtim për Milanin, të cilët vendosën një rekord të ri pas Interit të cilin e kishin pasur deri tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme