Pogba rezulton pozitiv me COVID-19, humb ndeshjet e Francës

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Franca e ka larguar nga lista Paul Pogban për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi mesfushori i Manchester United rezultoi pozitiv për COVID-19.

Ka qenë përzgjedhësi Francës, Didier Deschamps, që e ka konfirmuar lajmin.

Pogba do të humbasë ndeshjet kundër Suedisë dhe Kroacisë në Ligën e Kombeve, më 5 dhe 8 shtator.

Pogba është zëvendësuar në skuadrën e Deschamps nga mesfushori i Rennes, Eduardo Camavinga.

Pozitiv ka dal edhe Tanguy Ndombele i Tottenham Hotspur që po ashtu do t’i humbas ndeshjet. 

Të ngjashme