Politano shumë afër kalimit në Romë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Interi e ka lënë jashtë Matteo Politanon për ndeshjen kundër Cagliari në Coppa Italia, duke rritur mundësitë që ai kështu të kalon në Romë

Alfredo Pedulla nga SportItalia shkruan se “ky është një sinjal i qartë” që Politano është rrugës së tij për të kaluar në Giallorossi këtë dimër dhe pret që mesfushori i Nerazzurri do të transferohet në Romë shumë shpejt.

Roma është duke punuar shumë për të arritur këtë marrëveshje, derisa e shohin 26 vjeçarin si zëvendësues te të lënduarit Nicolo Zaniolo.

Dje, Gianluca Di Marziokishte shkruar se në këtë marrëveshje do të përfshihet edhe Leonardo Spinazzola, pasi që të dy vlerësohen për 25 milionë euro.

Por, vkera e tij mund të ulët në 20 milionë euro nëse Interi nuk pajtohet për shkëmbim. Nerazzurri raportohet se po ashtu do të kërkojnë të drejtën për ta blerë atë më vonë. /GazetaExpress/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme