Presidenti i Dortmundit e konfirmon interesimin e Realit për Haalandin

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke e ka konfirmuar interesimin e klubit spanjoll, Real Madrid për sulmuesin Erling Haaland.

Shumë klube janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit norvegjez, shkruan Gazeta Express.

“Nuk ka rëndësi se ku shkon, të gjithë flasin me ju për Erling Haaland. Gjithçka që di është një garanci se Real Madridi është shumë i interesuar për të. Mund të përmend 25 ekipe të tjera tani, por e di me siguri.” presidenti i klubit.

Përveç Real Madridit, interesim të madh për Haalandin ka shprehur edhe klubi tjetër spanjoll, Barcelona.

Megjithatë, katalonasit nuk mund të përmbushin kërkesat financiare të Haaland.

Të ngjashme