Presidenti i Italisë do të merr pjesë në finalen e së dielës

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, do të merr pjesë në finalen e Euro 2020, mes Italisë dhe Anglisë në stadiumin Wembley.

Skuadra e Roberto Mancini rezervoi një vend në finale, duke mundur Spanjën me penallti të Martën.

Anglia e kaloi më lehtë Danimarkën në kohën shtesë, falë një goli të Harry Kane nga një penallti e shumë diskutuar.

Italianët kanë fituar 11 nga 27 takimet e mëparshme kundër Tre Luanëve, raporton Football Italia.

Ata do të luajnë finalen e tyre të dhjetë në një turne ndërkombëtar, ndërsa Anglia është kualifikuar në finalen e dytë në historinë e tyre, e para në Euro.

Të ngjashme