Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar skuadrën kampione të Kosovës në futboll, KF Trepça 89, dhe fituesen e Kupës së Kosovës, FC Prishtina, me rastin e debutimit historik të futbollit ekipor të Kosovës në garat e UEFA-s.
“Urime KF Trepça ’89 për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve në historinë e Kosovës! Urime edhe FC Prishtina për debutimin në Europa League”, ka shkruajtur Thaçi në rrjetin social Twitter.
Në kuadër të turit të parë të parakualifikimeve për në Ligën e Kampionëve, skuadra mitrovicase sonte do të jetë mysafire e kampiones së Ishujve Faroe, Víkingur Gøta. Ndërkaq, të enjten, kryeqytetasit do të jenë mysafirë të klubit suedes IFK Norrköping.
Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit më 4 korrik, ndërsa Prishtina më 6 korrik.