Prishtina, Gjilani, Vushtrria dhe Liria kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kanë përfunduar edhe ndeshjet e fundit të 1/8-tës së Digitalb Kupës së Kosovës dhe tashmë dihen ekipet çerekfinaliste.

Gjatë ditës janë zhvilluar katër ndeshjet e fundit për 1/8-tën e Kupës së Kosova dhe ndeshjet kanë përfunduar pa befasi, përveç njërit takim.

Prishtina ka arritur të triumfojë minimalisht 1-0 ndaj Arbërisë së Dobrajës falë golit nga penalltia të Meriton Korenicës.

Gjilani ka mposhtur me rezultat të thëllë 6-1 ekipin e 2 Korrikut dhe golat u shënuan nga Fiton Hajdari (8′), Fjoart Jonuzi (22′), Tomislav Busic (33′, 40′), Gerhard Progni (45′) dhe Qëdrim Dautaj (65′) për vendasit, ndërsa Arbnor Shala (18′) për mysafirët.

Në takimin tjetër në mes të Lirisë dhe Ferizajt, fitore shënuan prizrenasit me rezultat 1-0 duke shkaktuar befasinë e kësaj gjiroje.

Ndeshja në mes të Trepçës dhe Vushtrrisë përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 4-2 duke bërë që vushtrriasit të kalojnë tutje.

Dje (e shtunë) kualifikimin tutje e siguruan edhe Feronikeli, Ballkani, Drenica dhe Dukagjini.

Të ngjashme