Prishtina kthehet te fitoret me triumfin ndaj Arbërisë

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Pas tri humbjeve radhazi, Prishtina është kthyer te fitorja me një triumf minimal (1-0) përballë Arbërisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra nikoqire e nisi mirë takimin në përpjekje për ta zhbllokuar rezultatin dhe këtë arriti në minutën e 11-të.

Otto John u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë nga Arbër Pira dhe gjyqtari akordoi penallti.

Përgjegjësinë e mori Enis Gavazaj, i cili rezultoi i saktë nga pika e bardhë për epërsinë e ekipit vendas.

Bardhekaltrit vazhduan përpjekjet për të shënuar edhe në fraksionin e dytë, mirëpo nuk i konkretizuan rastet e tyre.

Me këtë fitore, Prishtina ngritet në kuotën e 14 pikëve (dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar), kurse Arbëria mbetet me 11 pikë, ndërsa kjo ishte humbja e katërt radhazi e Arbërisë. /Telegrafi

Të ngjashme